Analize

Pse kandidimi i Biden është në fakt një zgjedhje e guximshme

Duke premtuar se “të bashkuar ne mund t'ia dalim kësaj periudhe të errët”, Joe Biden pranoi të enjten kandidaturën e demokratëve për President. Në moshën 77 vjeçare, ish-senatori jetëgjatë nga Delaware dhe zv/president për dy mandate, vështirë se mund të duket si një zgjedhje radikale. Por, duke pasur parasysh kulturën e kohërave tona, emërimi i tij është i guximshëm.

Z. Biden përfaqëson një stil politik bashkëpunimi, optimist, që vendi e ka humbur gradualisht gjatë dekadave të kaluara të polarizimit të përshpejtuar - dhe në mënyrë drastike gjatë katër viteve të fundit të fyerjeve, gënjeshtrave dhe komplotimeve.

"Unë do të përthith më të mirën nga ne, jo më të keqen," u zotua ai. "Teksa do të jem një kandidat demokrat, do të jem një president amerikan. Do të punoj aq shumë për ata që nuk më përkrahin, ashtu siç do të punoj për ata që do të më votojnë. Kjo është detyra e një presidenti. "

Kjo nuk do të thotë që Z. Biden i mungon përmbajtja e politikave; edhe këtu, ai bie ndesh politikat dhe politikën aktuale, me kulturën se si bëhet politikë. Propozimet e tij i japin peshë premtimit të tij "të ndërtohet më mirë", duke filluar me zbutjen e covid-19 "që në ditën e parë". "Asnjë mrekulli nuk pritet të vijë," tha ai, por Shtetet e Bashkuara mund të provojnë më shumë, jo më pak, dhe të sigurojnë që pajisjet mbrojtëse janë në dispozicion ndërsa zhvillohet një vaksinë. Sidoqoftë, Z. Biden vuri në dukje se pandemia është vetëm një nga "katër krizat historike", së bashku me rënien ekonomike, nevojën për të adresuar padrejtësinë racore dhe "kërcënimin ekzistencial të paraqitur nga ndryshimet klimaterike". Duke i identifikuar thjesht këto si përparësi kritike, ai dallon veten nga një Parti Republikane në kontrollin e mohimit të realitetit të gjerë.

Ai premtoi se do të mbrojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm dhe do të nxisë e rrisë shpenzimet në infrastrukturë për të ndërtuar një themel të ri për rritjen ekonomike. Z. Biden foli për përmbysje të sistemit fiskal të Trump, pra të shpjerë taksat në vend, siç ishin me qëllim për ti shpënë ato tek investimet. Ai premtoi se do të rindërtojë aleancat e dobta dhe do të refuzonte të pranonte diktatorët e huaj.

Sidoqoftë, çështja e Z. Biden ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi ai dëshiron të qeverisë, se sa ajo që dëshiron të arrijë. Demokratët mbrëmjen e së enjtes vunë në dukje se zoti Biden ishte personi të cilit ligjvënësit iu drejtuan gjatë administratës Obama për të mbledhur votat për të kaluar paketën e shpëtimit ekonomik të vitit 2009. Para se të ishte zv president, ai ishte i famshëm në Capitol Hill për ndërtimin e marrëdhënieve me ligjvënësit nga e majta radikale në të djathtën radikale.

Një jetë e gjatë dedikuar krijimit të vullnetit të mirë, e ndihmoi atë të bindte republikanët si ish guvernatori i Ohio, John Kasich dhe Cindy Mçain të flisnin në një kongres demokratik. Megjithëse shumë nga republikanët që u shfaqën këtë vit folën sepse Presidenti Trump është një kërcënim i tillë, ata mund të ofrojnë jo vetëm paralajmërime për rrjedhën e tanishme të kombit, por edhe pohime të përzemërta për dinjitetin e Z. Biden.

Gjatë fjalimit të tij të së enjtes, ai iu kthye sërish një mesazh uniteti. "Amerika nuk është thjesht një koleksion interesash që përplasen," deklaroi ai.

Në klimën e sotshme është më e lehtë të bësh tifozin sesa të kërkosh për më të mirën tëk kundërshtarët. Ndërtimi i koalicionit fiton pak adhurues në Twitter dhe rrallë herë bën televizion emocionues. Por i kryen punët. Dhe në ndryshim nga strategjia e zotit Trump për të përçarë, mohuar dhe përçmuar, ftesa e Z. Biden për të gjithë Amerikanët për t'u bashkuar në një vizion më shpresëdhënës përfaqëson një ndryshim të mirëpritur dhe dramatik.

/Burimi: Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë