Shendet

Pse jeta e shëndetshme ul rrezikun e Alzheimerit

Një mënyrë jetese të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit ose të formave të tjera të demencës, edhe nëse keni gjene që rrisin rrezikun për këto sëmundje, ka zbuluar një studim i ri. Njerëzit me rrezik të lartë gjenetik kishin rreth tre herë më shumë gjasa të prekeshin nga Alzheimeri kundrejt atyre me rrezik të ulët gjenetik, kanë raportuar së fundit hulumtuesit. Pavarësisht se sa i rrezikuar mund të jetë dikush një dietë e mirë, ushtrime adekuate, kufizimi i alkoolit dhe duhanit, e ulin e zhvillimit të Alzheimerit.

“Unë e konsideroj këtë si lajm të mirë,” tha John Haaga i Institutit Kombëtar për Plakjen në Amerikë një nga sponsorët e studimit. “Askush nuk mund të garantojë që ju të shpëtoni nga kjo sëmundje e tmerrshme”, por mund të ulni rrezikun për tu prekur këto probleme,” tha ai. Rezultatet u diskutuan në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer në Los Anxhelos dhe u botuan në internet nga Journal of the American Medical Association.
Rreth 50 milionë njerëz vuajnë nga demenca, dhe sëmundja e Alzheimerit. Gjenet dhe stili i jetesës kontribuojnë në shumë sëmundje, por studiuesit kohët e fundit kanë pasur mjetet dhe informacionin për të bërë studime të mëdha për të parë sa shumë ka rëndësi çdo faktor. Një studim i tillë disa vjet më parë zbuloi se një jetë e shëndetshme mund të ndihmonte në kapërcimin e rrezikut gjenetik për sëmundjet e zemrës. Tani studiuesit kanë treguar të njëjtën gjë edhe për sëmundjen e Alzhemierit.

Dr. Elzbieta Kuzma dhe kolegët e tij në Universitetin e Exeter School of Medicine në Angli përdorën UK Biobank për të studiuar rreth 200.000 njerëz rreth moshës 60 vjeçare pa asnjë simptomë të kësaj sëmundje në fillim. Rreziku i tyre gjenetik është klasifikuar si i lartë, i mesëm ose i ulët bazuar në dhjetra mutacione të njohura që prekin demencën. Ata gjithashtu u grupuan nga faktorët e jetesës. Pas rreth tetë viteve të studimit, 1.8% e atyre me rrezik të lartë gjenetik dhe stilit të jetesës së dobët ishin prekur nga kjo sëmundje kundrejt 0.6% të njerëzve me rrezik të ulët gjenetik dhe stil jetese të shëndetshme.
Hulumtuesit kishin informacion vetëm mbi mutacionet që prekin njerëzit me origjinë europiane, kështu që nuk dihet nëse e njëjta gjë është e vërtetë edhe për grupet e tjera racore apo etnike.

“Rezultatet duhet të inkurajojnë njerëzit që kanë frikë se vetëm mutacionet e gjeneve përcaktojnë fatin e tyre”, tha Dr Rudy Tanzi, një ekspert i gjenetikës në Spitalin e Përgjithshëm Massachusetts.

Një studim i mëparshëm në Suedi dhe Finlandë testonte efektin e një jetese të shëndetshme. Ajo arriti në përfundimin se jetesa shëndetshme mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes mendore. Shoqata Alzheimer sponsorizon një studim të ngjashëm që po ndodh tani në Shtetet e Bashkuara.

Jetesa e shëndetshme gjithashtu është në qendër të udhëzimeve të reja për parandalimin e demencës që Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi në shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë