Mode

Pse i ka shkatërruar Balenciaga shapkat më praktike në botë?

Ka një palë Crocs për shumicën e rasteve: për të shkuar në një eveniment, për të bërë një shëtitje apo dhe për të qëndruar rehat në shtëpi. Tani Balenciaga ka vendosur të hedhë në treg një palë Crocs stiletto dhe stilistët po i konsiderojnë ose si një shaka shumë e mirë ose si një “mizori” për njerëzit.

Sandalet ishin pjesë e koleksionit pranverë 2022 të Balenciaga që gjithashtu kishte dhe crocs në formë çizmesh.

Të quajtura Balenciaga Crocs 2.0, ato janë jeshile ose të zeza, perfekte kur njerëzit duan që sandalet e tyre të shkojnë me gjithçka ose absolutisht me asgjë. Kjo nuk është hera e parë që Balenciaga bashkëpunon me Crocs. Në fakt nuk është as hera e parë që krijojnë një zhurmë në botën e modës.

Në vitin 2017, drejtoresha krijuese e Balenciaga, Demna Gvasalia prezantoi Crocs me platformë të cilat u pritën me mjaft reagime negative nëpër rrjetet sociale por, për çudi, u shitën të gjitha para se të dilnin në treg zyrtarisht.

Ekspertja Mia Mercado thotë se padyshim i urren këpucët por nga ana tjetër do i vishte me patjetër.

“Ato janë aq të shëmtuara qëllimisht, saqë ndoshta janë… të lezetshme?? Ato nuk janë as tërheqëse dhe as nuk duken të rehatshme, janë një kombinim i shëmtuar dhe të gjitha këto më erdhën në mendje sapo i pashë”, tregon Mercado.

Ajo thotë se nuk e di akoma nëse duhet të dalin në treg ato sandale apo nëse njerëzit kanë nevojë për risi të tilla në modë. Ajo që duhet të shihet është nëse do të shiten aq shpejt sa të tjerat, që gjithashtu u kritikuan.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë