Shendet

Pse gratë preken më shumë nga Covid-19 i zgjatur?

Ndërsa burrat mbi 50 vjeç kanë tendencë që të vuajnë më shumë nga simptomat akute të Covid-19, gratë janë më të predispozuara për t’u prekur nga Covid-19 i gjatë. Raportet e hershme të Covid të gjatë në një spital të Parisit midis majit dhe korrikut të vitit 2020 treguan që mosha mesatare ishte rreth 40 vjeç dhe gratë e prekura nga efektet afatgjata të Covid-19, rreth 1 në katër gra.
Sarah Jolley, e cila drejton klinikën e kujdesit post-Covid të UCHealth në Aurora, Colorado, tha se rreth 60% e pacientëve të saj kanë qenë gra.
"Kjo gjendje është parë edhe për sëmundje të tjera infektive. Rreth 66% e pacientëve tanë kanë qenë gra. Shumë prej tyre ishin në punë me kohë të plotë, kanë fëmijë të vegjël dhe tani më shumë se një e katërta e tyre janë plotësisht të paaftë për të punuar, e janë shumë keq nga ana ekonomike dhe sociale", thotë Melissa Heightman, e cila drejton klinikën e kujdesit post-Covid të UCLH në Londrën veriore.
Siç thekson Heightman, kjo nuk është një trend i ri kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive, përkundrazi është dicka që e lënë pas dore historikisht. Gratë dihet që kanë deri në katër herë më shumë gjasa për të marrë ME / CFS (encefalomeliti mialgjik, ose sindromi i lodhjes kronike), një gjendje që besohet të ketë origjinë infektive në shumicën e rasteve, ndërsa studimet kanë treguar gjithashtu se pacientët me sëmundje kronike Lyme ka shumë të ngjarë të jenë femra. Por, përkundër kësaj, ka pasur relativisht pak përpjekje për të shqyrtuar pse ndodh kështu. Në vend të kësaj, për shkak se këto kushte prekin kryesisht gratë, ato më shpesh janë konsideruar si dicka psikologjike dhe janë anashkaluar.
"Në përgjithësi, nuk ka aq shumë punë kërkimore dhe vëmendje për problemet që prekin kryesisht gratë", thotë Julie Nusbaum, një profesore në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork Long Island.

Sipas ekspertëve është shqetësuese se për këto shenja ka paragjykime prej kohësh dhe pacienteve femra përgjithësisht i’u atribuohet se kjo gjendje është psikologjike.
Eksperti Janet Scott, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Glasgoë, shpjegon se edhe mjekët i përcjellin gratë me fjalinë “thjesht ke Cvodi të zgjatur asgjë për t’u stresuar”
Por Scott dhe shkencëtarë të tjerë nëpër botë po përpiqen të thellohen në faktorë të ndryshëm që i bëjnë gratë më të prirura për zhvillimin e Covidit të gjatë. Kuptimi i tyre mund të jetë vendimtar për të hedhur dritë mbi këtë gjendje misterioze në përgjithësi, si dhe sëmundje të tjera që mund të shkaktohen nga një infeksion.
Në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Yale, imunologu Akiko Iëasaki ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke u përpjekur të kuptojë dallimet midis mënyrës se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj virusit Sars-CoV-2. Një nga zbulimet e saj të hershme ishte se qelizat T, një grup qelizash të rëndësishme për sistemin imunitar që kërkojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara nga virusi janë shumë më aktive tek gratë sesa burrat në fazat e hershme të infeksionit. Një komponent i kësaj mendohet të jetë për shkak të gjenetikës.
"Gratë kanë dy kopje të kromozomit X. Dhe shumë prej gjeneve që kodojnë për pjesë të ndryshme të sistemit imunitar ndodhen në atë kromozom, që do të thotë se përgjigjet e ndryshme imune shprehen më fort tek gratë", thotë Iëasaki.
Por ajo është gjithashtu e lidhur me një teori të quajtur hipoteza e kompensimit të shtatzënësisë, e cila sugjeron që gratë në moshën riprodhuese kanë përgjigje imune më reaktive ndaj pranisë së një patogjeni, sepse sistemet e tyre imune kanë evoluar për të mbështetur nevojën e shtuar për mbrojtje gjatë shtatzënësisë. Kjo përgjigje e fortë imune mendohet të jetë një nga arsyet pse gratë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga Covid-19 gjatë fazës akute të infeksionit.

Një nga teoritë kryesore për Covid të gjatë është se fragmente të virusit arrijnë të qëndrojnë në xhepat e largët të trupit, të njohur si rezervuarë, për shumë muaj. Iëasaki thotë se mbetjet e Sars-CoV-2 janë zbuluar në pothuajse çdo ind nga truri në veshka. Për shkak se gratë reagojnë kaq fort ndaj pranisë së një virusi, disa shkencëtarë mendojnë se këto rezervuarë viralë ka më shumë të ngjarë të shkaktojnë inflamacionin kronik në të gjithë trupin.
Megjithatë, nuk ka gjasa të jetë shpjegimi i vetëm. Shumë shkencëtarë që studiojnë gjatë Covid-19 besojnë se, në një pjesë të rasteve, virusi mund të ketë shkaktuar një sëmundje autoimune, duke nxiturqë elementët e sistemit imunitar të prodhojnë antitrupa të vetë-drejtuar të njohur si autoanitrupa, të cilët sulmojnë organet e veta të trupit.
Iëasaki beson se nëse këta antitrupa të vetë-drejtuar mbeten në gjak të pacientëve me Covid-19 gjatë shumë muajve, kjo mund të shpjegojë shumë nga simptomat e zakonshme, nga mosfunksionimi njohës te mpiksjet dhe disautonomia, një gjendje ku pacientët përjetojnë një gjendje të pakëndshme dhe rritje e shpejtë e rrahjeve të zemrës kur përpiqeni çdo lloj aktiviteti.
Ekspertët thonë se gratë janë më të prirura ndaj problemeve autoimune për një numër arsyesh, duke filluar nga një ndërprerës molekular i quajtur VGLL3, të cilin gratë e kanë në nivele shumë më të larta se burrat dhe që mund ta fusin sistemin imunitar në mbingarkesë, te hormoni seksual estrogjeni, i cili mund të rrisë inflamacionin . Nga ana tjetër, burrat janë më të mbrojtur nga zhvillimi i problemeve autoimune të lidhura për shkak të niveleve të tyre të larta të testosteronit, të cilat shtypin numrin e qelizave prodhuese të antitrupave të quajtura qelizat B. Iwasaki beson se kjo tendencë mund të jetë faktori kryesor që shpjegon diferencën gjinore.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë