Mode

“Pse duhet të punoj me taka?” Gratë luftojnë kodet e veshjes

Xhorxhia Braun filloi punën e saj të parë tek një kompani e kujdesit persona të quajtur Harrods. Asokohe ajo ishte në moshën 22-vjecare dhe u përcaktua të punonte shitëse në dyqane. Ajo tregon se nuk e mban mend emrin e menaxherit të saj, por tregon se ai e detyroi të qëndronte në këmbë gjatë gjithë kohës dhe duhet të ishte me taka.

“Nuk duhet të ishin këpucë me pak takë, por stilet të zeza dhe të larta. Mbaj mend se duhet të qëndroja gjithë kohës në këmbë dhe nuk mund të ulesha. Kisha një uniformë të detyrueshme dhe nuk mund të vishja këpucë të sheshta. Durova për një periudhë dhe pastaj i thashë që nuk punoja më me taka të larta sepse më dhembnin këmbët, por në atë moment më hoqën nga puna,” thotë Braun.
Sipas menaxherit kryesor të linjave të dyqaneve Harrods, kjo ngjarje ka ndodhur rreth 10 vjet më parë dhe situata e Braun nuk përfaqëson situatën e punëtorëve tani, pasi ata janë udhëzuar vetëm të vishën në mënyrë të rregullt. Pavarësisht kësaj, situata e Braun është shumë e njohur për shumë gra. Në maj, të vitit të kaluar stjuardesat e “British Airways”, bënë një protest mbi kodin e veshjesh pasi ishin paralajmëruar se duhet të mbanin reçipeta të caktuara nën bluzat e tyre.
“Kjo është pak e ekzagjeruar,” thotë Claire Simpson, mjeke në fluturime.

Shkrimtarja Mary Beard ka deklaruar se gratë shpesh janë viktima të kodeve të veshjes në vendin e punës, pavarësisht nëse ato veshin uniforma. Por, ndërsa diskutohet gjithnjë që veshjet e grave janë një fushë beteje publike në luftën për barazi, mendohet se ky fenomen mund të ndryshojë në të ardhmen. Simpson është e kënaqur që “Virgin Atlantik” kompani fluturimesh, tashmë i jep mundësi ekuipazhit të vajzave të zgjedhin veshjen e tyre. Megjithatë, ajo thekson linjat ajrore duhet t’iu lejojnë grave gjithmonë të veshin këpucë të sheshta, por përparimi në këtë pjesë është i ngadalshëm.
“Nuk është e paligjshme që punëdhënësit të vendosnin kodin e veshjes, ashtu si nuk është e paligjshme që takat e larta duhet të jenë pjesë e kodit të veshjes,” thotë Harini Iyengar, i cili është specializuar në ligjin për punësimin dhe diskriminimin.
Kjo çështje fillimisht u nxor në pah nga aktorja Nicola Thorp, e cila shumë kohë më parë tregoi historinë e saj, kur punonte si recepsioniste dhe duhet të mbante patjetër taka të larta. Që prej vitin 2016 ajo bëri shkrime të ndryshme ku tregonte se femrat, duhet të refuzojnë takat e larta në kodin e veshjes në punë. Më pas një peticion që bënte thirrje se mbajtja e detyrueshme e takave, duhet të cilësohet e paligjshme mori më shumë se 152.000 firma dhe nxiti një hetim mbi kodet e veshjes në vendin e punës, në Britani. Ajo shpjegon se duhet bërë akoma më shumë punë për të forcuar aktin e barazisë dhe për të mbrojtur punëtoret femra nga diskriminimi, duke përfshire ndëshkimet financiare për punëdhënësit që shkelin ligjin.

Sipas Iyenfar, problemi është se duket e vështirë të provohet se të qenit i detyruar për të veshur taka të larta është diskriminuese në bazë të gjinisë. Ai thotë që për këtë çështje nuk mund as të kërkosh certifikatë mjekësore që “këpucët e larta janë të këqija”.
Sidoqoftë, pavarësisht nga ligji gratë gjithnjë më shumë po refuzojnë të mbajnë takat. Në Japoni, lëvizja #KuToo i ka bërë thirrje qeverisë të ndalojë punëdhënësit nga detyrimi i grave që veshin këpucë me taka. Historiani i modës, Deirdre Clemente thotë se gratë gjithnjë e më shumë bëhen të emancipuara.
“Gjatë dekadës, kodet e veshjes u ndryshuan edhe për shkak të markave, si për shembull marka e veshjeve të tilla si Gap ripërcaktojnë veshjet e korporatave. Ne filluam të shihnim gjëra të tilla si kostume të pantallonave dhe veshje më shumë të rastësishme, pantallona dhe bluze të thjeshta,” thotë Clemente.
Por ndryshe nga idetë e mësipërme, Kate Rosh Bertash, 32 vjeç, e cila punon në sigurinë kibernetike dhe jeton në Los Anxhelos, ka bërë revolucion me veshjet e saj. Ajo mbante një veshje të njëjtë çdo ditë të javës. Ajo mendon se uniforma ose veshjet e njëjta për ditë, tregojnë qëndrueshmëri dhe është një akt feminist. Bertash thotë se kjo nuk përcakton se gratë jenë të nënshtruara.
“Unë mendoj që të shpenzoj të gjitha energjitë e mia në punën time, sesa në veshjen time,” shprehet ajo.
Por idetë feministe tashmë më shumë po kthehen në ide “lehtësuese”, pasi femrat gjithnjë e më shumë po drejtohen tek këpucët e sheshta për t’u ndjerë sa më rehat. Ekspertët thonë se shumica e tyre shprehen se bukuria nuk janë takat e larta, por veprimet e tyre. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë