Mode

Pse bota e modës është ende e fiksuar me syzet e diellit të këtij sportisti?

Javën e kaluar, kinematografi Johnny Valencia nga Pechuga Vintage postoi një foto të sportistit Ato Bolton nga Olimpiada 2000 në Sidnei. Balton i cili përfundoi duke fituar medaljen e argjendtë për garën 100 metra për meshkuj, kishte vendosur një palë syze aspak të zakonshme pasi skeleti nuk mbështetej në veshë por sipër kokës.

Quajtur “Overthetop”, syzet e shndërruan Bolton në një karakter të Mad Max.

Kurioz dhe i frymëzuar nga ky imazh, të cilin ai e kishte parë në Instagram, Valencia bëri një gërmim në internet dhe gjeti syzet Overthetop në eBay. Shitësi konfirmoi se ato ishin me të vërtetë origjinalet nga 2000, jo versioni Oakley i ribotuar në ar dhe bronz në vitin 2020, duke u përgatitur për Lojërat Olimpike të Tokios. (Të dyja palët ishin me çmim rreth 2000 dollarë.)

Kinematografi Johnny Valencia

Ka kuptim që këto lloj syzesh ti vendosë sportisti Boldon apo edhe lojtari i golfit suedez Jarmo Sandelin por këto syze gjithashtu kohët e fundit janë bërë një trend edhe në botën e modës.

Javën e kaluar edhe prezantuesi dhe komediani Kerwin Frost kishte një palë syze të tilla.

“Kam kërkuar shumë për ti gjetur”, thotë Frost i cili gjithashtu ka një palë të tjera po aq të çuditshme nga Oakley: helmetën Medusa nga 2002.

Prezantuesi dhe komediani Kerwin Frost

"Oakley gjithmonë mundohet të bëjë diçka ndryshe dhe helmeta meduza ishte një nga ato gjërat që i bën thjesht për argëtim, të cilat unë përfundova duke e vendosur për dy muaj, cdo ditë”, tregon Frost.

Gjithsesi Overtetop janë përpara kohës së tyre.

Boldon pajtohet me këtë. Kur ai i vendosi ato në Olimpiadë, komentuesit i quajtën syze hapësinore. Boldon kishte qenë mik me të dy përfaqësuesit e Oakley dhe themeluesin e kompanisë, James Jannard, i cili bisedoi me Boldon për mbajtjen e syzeve. Sportistët nuk mund të tregojnë sponsorë në uniformat e tyre, por, sipas Boldon, ata mund të vendosin çfarë të duan në fytyrën e tyre. Në Lojërat Olimpike të vitit 1996, Boldon kishte vendosur një palë vathë Oakley dhe 2000, përfaqësuesit e Oakley e pyetën nëse dëshironte të mbante syze dielli Overthetop.

Boldon krahason Oakley me një kompani makinash.

Një kompani makinash do të ndërtojë makina tipike për konsumatorët e tyre normalë dhe pastaj ata do të ndërtojnë një prototip për të treguar se çfarë mund të bëjnë", thotë Boldon.

Këto syze ishin për të treguar se çfarë mund të bëjë Oakley.

Sportisti Ato Bolton

Boldon i dha të dy palët e tij origjinale kushëririt dhe xhaxhait të tij, por syzet e diellit Overthetop jetojnë në botën dixhitale.

"Kanë kaluar 21 vjet dhe çdo ditë në mediat e mia sociale, unë shoh një fotografi të vetvetes me ato syze. Njerëzit i duan, janë syze që tregojnë siguri dhe perfekte për këdo që do të tërheqë vëmendjen”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë