Ana e errët

Pse bëjnë sherr krushqit shqiptarë ?

Një 58 vjeçare ka trokitur në policinë e Kamzës menjëherë pasi I biri ka prishur fejesën me një vajzë. Gruaja është ndjerë e kanosur nga ish krushqit pasi sipas saj menjëherë sapo miqësia ka marrë fund ajo është kërcënuar. R. Ferra nga Kaçaniku prej vitesh jeton në Laknas . Nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve ndjek studimet në Francë , gruaja u bë vjehërr .

Ajo tregon “ im bir u lidh me një vajzë nga Kukësi e cila quhet Jeta. Pas njëfarë kohe ata u fejuan. Por fejesa zgjati veç një muaj. Por ata kishin probleme si çift pasi vajza nuk punonte dhe as pranonte të punonte. Arsyetimi I saj ishte : nga anët tona kështu e kanë punojnë burrat ! Kur djali im u nda, Jeta e kërcënoi , i tha : ti nuk më lë dot mua, pasi nga anët tona e kemi zakon e ke kokën e prerë.”

Gruaja ka treguar më pas pranë policisë së Kamzës se edhe pse historia e krushqisë është mbyllur, i biri më pas është telefonuar nga ish kunati që edhe ai e ka kërcënuar

R. Ferra : I tha ti e ke jetën e humbur, ne ty do të zhdukim, nuk e ke jetën e gjatë

Më tej familja është kërcënuar me radhë secili nga anëtarët duke u paralajmëruar “ do të vrasim djalin, ai nuk do dalë I pa lagur nga kjo punë”

Efektivët e policisë kanë thirrur edhe palën tjetër të krushqve kuksianë të cilët kanë mohuar kategorikisht me justifikimin se “ nuk e kemi një kulturë të tillë , nuk përdorim shprehje të tilla”.

Babai I vajzës hodhi më tepër dritë për ndarjen e çiftit duke sqaruar “çifti ka pasur problemet e veta, me sa më ka thënë edhe vajza ish I fejuari I kërkonte të shkonin të punonin si emigrant, por vajza nuk ka pranuar pasi nuk ishin të martuar bashkë”. Edhe kunati I kuksianes është treguar shumë matur në polici dhe ka shtuar se ditën që kishte përfunduar marrëdhënia e çiftit ata ishin mbledhur për të diskutuar se si I vihet kapaku krushqisë në mënyrë paqësore . “ Ne nuk kemi sharë askënd dhe as kërcënuar askënd “ e ka mbyllur fjalën e tij në polici kunati

Dhe ndërsa janë pyetur të gjithë një më një, çështjen e ka mbyllur vetë dhëndëri. Ai shkurtimisht pohoi para inspektorëve të zonës se “ mamaja ime është nxituar dhe keqkuptuar, nuk na kërcënuar askush”

Por edhe pse çdokush nga të dyja palët e krushqisë janë përpjekur të qeshin para policisë, fakt është shton një burim policor se “ jo pak herë kur historitë mbyllen në zonën e Bathores, Kamzës , Laknasit dhe Paskuqanit, familjarët hyjnë në sherre të cilat ndonjëherë përfundojnë jo vetëm në polici por edhe në spitale. Rasti tipik është ai I Valiasit kur të dyja palët e krushqisë u përleshën me sende të forta pas një divorci dhe ku babai së bashku me të bijtë përfunduan në burg. Ndërsa ish dhëndëri dhe I vëllai me gjymtyrë të thyera në spital”

Por pse ndodhin  konfliktet mes krushqve ? Psikologia Arjana Muçaj e lidh gjithçka që ndodh pas ndarjes së dy të dashuruarve, dy të fejuarve apo edhe më tej akoma të dy të martuarve me mentalitetin. E pyetur nga gazeta “Si” psikologia  flet për fenomenin e sherreve tipike mes krushqve

“Në shumicën e rasteve duke qenë se pjesa më e madhe e këtyre  njohjeve vazhdojnë të bëhen me formën e mblesërive, shkesi bëhet një person I afërt që I njeh të dyja palët. Në momentin që lind një konflikt kjo e gjitha përçohet tek familjarët. Këtu fillon marrëdhënia se kush  kishte fajin dhe vihen në kërkim të fajit, ndaj në konflikt hyjnë familjarët”.

Por ky është vetëm një nga faktorët. “Faktori I dytë hyn tek pjesa e të ardhurave ekonomike, sidomos tek njohjet e  çifteve të reja. Në shumicën e rasteve, mirëqenia tregon se njëra palë është më e fortë se tjetra dhe në këtë moment ndarja shikohet si marrëdhënie interesi dhe kjo shtyn më tej konfliktin”-thotë Muçaj

Një element I rëndësishëm mbetet   tradita kulturore , sa të emancipuar janë familjarët për mos u përfshirë në marrëdhënien e çiftit. Të dyja palët përfshihet në problematikat e çiftit që në fillim dhe në vazhdim. Gjithmonë është krijuar imazhi që çiftet e reja e zgjedhin njëri tjetrin , por në zonat që  imigrojnë ata sjellin me vete edhe kulturën e tyre. “Secili duhet të kuptojë se marrëdhënia ndërtohet mbi bazat reale, pra çfarë ndjejnë ata për njëri tjetrin.  Ne nuk duhet të imponojmë tek të rinjtë se kur duhet të hyjnë në një marrëdhënie, pasi   në Shqipëri është ende mentaliteti sa vjeç je, dhe po qe se ke kaluar të 30 të gjithë , fisi e të afërmit vihen në kërkim. Ndaj krushqit  kur merr fund lidha, përplasen”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë