Shendet

Pse arteriet ngurtësohen; një ilaç për puçrrat mund të na shpëtojë nga ateroskleroza

Një studim i fundit ka zbuluar “misterin” që prej vitesh shumë shkencëtarë nuk kanë munduar të zgjidhin. Një grup studiuesish nga universitete të ndryshme, kanë zbuluar shkakun se pse arteriet ngurtësohen.

Studiuesit kanë zbuluar se arteriet ngurtësohen kur nëpër muret elastikë të tyre kalon kalcium, një proces që ndodh kur pacientët janë të shqetësuar, ose kanë një sëmundje tjetër paraprake. Ngurtësimi i arterieve ndodh nga pllakat aterosklerotike që shkaktojnë sëmundjen ateroskleroza. Këto pllaka janë të përbëra nga kolesteroli, kalcium, si edhe nga qeliza apo substanca të tjera të gjakut.
Mekanizmi trupor që shkakton depozitimin e kalciumit në arterie ka qenë shumë i vështirë për t’u anashkaluar. Kjo gjendje shkaktohet nga një molekule biologjike e quajtur ADP ribose, që prodhohet kur qelizat e ADN-së janë të dëmtuara. Sipas ekspertëve kjo molekulë është shumë e fuqishme për trupin tonë, duke shkaktuar një sërë sëmundjesh. Ata shpjegojnë gjithashtu se zbulimi i ri mund të jetë i rëndësishëm për pacientët.

“Nëse ky proces nxitet nga qeliza, kjo do të thotë që ju mund ta trajtoni atë,” tha Cathy Shanahan, bashkëautor i studimit që u krye nga Kolegjin King’s në Londër.
Studimi i cili u botua nga revista Cell Reports, përshkruan se janë kryer një sërë eksperimentesh, me anë të qelizave të kafshëve dhe të njerëzve. Rezultatet treguan se molekula bën të mundur përçimin e kalciumit në qelizat e arterieve dhe indet që formojnë kockat. Si rezultat, ekipi shprehet se molekula e cila më parë është cilësuar e rëndësishme për formimin e kockave, tashmë cilësohet si e rrezikshme për ngurtësimin e arterieve.
Gjithashtu, edhe eksperimentet e mëtejshme, duke përfshirë edhe minjtë, treguan se nëse një enzimë e përfshirë në prodhimin e ADP ribose do të bllokohet, kalciumi nuk do të depozitohet më në arterie, edhe kur ADN-ja të jetë e dëmtuar. Medikamenti që ata mendojnë që është efikas për këtë proces, është një antibiotik që përdoret për puçrrat e fytyrës i quajtur “minociklin”.

“Studiues të shumtë kanë hulumtuar mbi këtë fenomen dhe kjo është terapia e parë që është gjendur për këtë fenomen,” shprehet Mlinda Duel, bashkëautore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit.
Megjithatë ekipi i studiuesve këshillon se përpara se njerëzit të arrijnë tek medikamentet e nevojshme, duhet fillimisht të përpiqen të ndryshojnë stilin e jetesës, duke mos pirë duhanin dhe duke konsumuar vakte të shëndetshme. Paul Evans, profesor i mjekësisë në Universitetin e Sheffields, tha se medikamente të tilla si monociklin që ndalojnë prodhimin e molekulës, mund të ndihmojnë pacientët për të parandaluar disa sëmundje tepër të rrezikshme.
“Ka interes të konsiderueshëm në zhvillimin e medikamenteve të tilla për sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe kancerin. Nëpërmjet këtyre ilaçeve pacientët mund të përfitojnë për të shmangur sëmundjet kardiovaskulare, duke zvogëluar simptomat e anginës dhe duke reduktuar mundësitë për infarktet apo goditjet në tru,” shtoi ai. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë