Nga Gazeta Si- Në vitin që protestuan për arsim cilësor dhe rritje page, 36 për qind e mësuesve thanë në një studim se janë të kënaqur me pagat e tyre, ndërsa, përjashtuar pagës, 79 për qind e tyre thanë janë të kënaqur me kushtet e tyre të punësimit, shifër më e lartë se mesatarja e OECD-së prej 68 për qind.
Sipas studimit të kryer nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) për 2024, në Shqipëri mësueset femra kanë mbi 30 për qind më shumë gjasa të jenë të kënaqura me kushtet e tyre të punësimit (duke përjashtuar pagat).
Por, në protestën e Ditës së mësuesit në 7 mars 2024, mësuesit shqiptarë protestuar para ministrisë së Arsimit dhe nën moton “s’ka mësim cilësor pa mësues të mirëpaguar” duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira pune.
Asokohe, një nga mësuesit që protestonte tha për Gazetasi.al se tekstet shkollore janë të një cilësie shumë të dobët dhe nuk janë të paktë mësuesit që ankohen për to.
Nga ana tjetër, ai tha se në rrethe nuk ka infrastrukturë e as teknologji, ku shkollat në periferi janë pa një klasë teknologjie ose kanë klasë por nuk funksionojnë kompjuterët.
Një tjetër mësues tha për median se mësuesit e sigurojnë vetë transportin për në shkollë, kjo sepse nuk respektohet kontrata kolektive.
Protesta pati gjithashtu edhe në 1 maj, ditën e punëtorëve, ku mësuesit iu bashkuan protestës së punëtorëve duke shpalosur të njëjtat kërkesa si më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



