Gazeta Si - Në Gjeorgji, kanw nisur protestat dhe përleshjet mes demonstruesve dhe policisë, pasi të enjten në mbrëmje kryeministri Irakli Kobakhidze, pranë qëndrimeve të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, tha se vendi nuk do të marrë pjesë në negociatat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian para fundit të vitit 2028.
Pas njoftimit, të enjten në mbrëmje, dhjetëra e mijëra protestues, duke valëvitur flamujt e vendit, Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, u mblodhën para parlamentit në Tbilisi, kryeqytetin e vendit dhe në rrugë.
Disa grupe u përpoqën gjithashtu të thyenin me forcë portat dhe të hynin. Në shesh u dëgjuan parulla kundër qeverisë dhe akuza ndaj kryeministrit si “skllav” apo “në shërbim të rusëve”.
Policia ndërhyri për të shtypur demonstruesit duke përdorur autobotw me ujw dhe gaz lotsjellës në përpjekje për t'i shpërndarë ata.
Në fund të ditës, Ministria e Brendshme e vendit bëri të ditur se janë plagosur tre efektivë policie, dy prej të cilëve janë dërguar në spital.
Njoftimi i qeverisë gjeorgjiane erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian njoftoi se kishte miratuar një rezolutë që dënonte zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend më 26 tetor, duke përmendur "parregullsi të rëndësishme" të raportuara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.
Presidenti pro-evropian në largim, Salomé Zourabichvili, gjithashtu mori pjesë në demonstratat në rrugë, duke thënë se vendimi i qeverisë për negociatat me Evropën, “shënon fundin e grushtit të shtetit kushtetues që ka nisur prej javësh. Rruga e krijuar muaj më parë, e cila na çoi nga Evropa në Rusi, tashmë është përfunduar. Sot kjo qeveri jolegjitime nuk i ka shpallur paqe, por luftë popullit të vet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.