Media Galeri

Protesta të dhunshme kundër masave anti-Covid në Bruksel

Tension në Bruksel gjatë demonstratës, e cila mblodhi 8 mijë persona kundër kufizimeve anti-Covid të vendosura nga qeveria belge.

Përleshjet shpërthyen mes policisë dhe një grupi demonstruesish, pasi disa prej tyre u përpoqën të çanin barrierën që mbronte selinë e institucioneve të BE-së.

Protestuesit hodhën kanaçe dhe fishekzjarrë ndaj oficerëve dhe policia u përgjigj me hidrantë zjarri dhe gaz lotsjellës. Mediat belge raportojnë e janë arrestuar me dhjetëra protestues të dhunshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë