Ka ndodhur

Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet një 48-vjeçar nga Kruja

Gazeta Si- Një 48-vjerçar nga Kruja është arrestuar në lidhje me aktet e dhunshme gjatë dy protestave të fundit, përpara Bashkisë së Tiranës.

Sipas Policisë ai akuzohet për prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe shkatërrim i pronës me zjarr.

Dy ditë më parë protestuesit e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita organizuan një protestë para Bashkisë së Tiranë.

Ata hodhën molotovë, vezë dhe mollë para derës së këtij institucioni, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të Bashkisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë