Pacifistët në Rusi nuk e kanë jetën të lehtë, por ata vazhdojnë me thirrjen e tyre të fuqishme “Jo luftë”. Në mënyrë klandestine, pa zhurmë, ata gjithsesi po përpiqen ta shpërndajnë sa të munden mesazhin e tyre.
Kështu, pas shiritave jeshilë, po shpërndahen në Rusi kartmonedha të prerjeve të ndryshme, 50, 100, 200, 500, 2000 rubla, si dhe monedha, mbi të cilat është shkruar “Njet Voinje” (Jo luftës).



Kjo mënyrë e re proteste jo vetëm po qarkullon dorë më dorë mes njerëzve të thejshtë në Rusi, por ka përfunduar edhe në rrjetet sociale nga ata që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës. Një proteste, që menjëherë është bërë virale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



