Ngjarje

Protesta e 30-të në Tiranë, tensione mes policisë dhe studentëve për banderolën te Universiteti Politeknik

Gazeta Si – Një banderolë e vendosur në fasadën e Universitetit Politeknik në Tiranë zhvendosi për pak minuta protestën në ambientet e brendshme, ku disa studentë ishin kyçur nga roja e godinës dhe u ishte marrë banderola ku shkruhej: “Ju erdhi fundi”.

“Ju erdhi fundi, Shqipëria nuk është në shitje”, ishte banderola gjigante që studentët varën te godina e universitetit, por që më pas u hoq. 

“Lironi studentët”, është një tjetër thirrje, pasi sipas tyre policia private ka vënë në pranga disa prej tyre. Pasi liruan studentët dhe morën banderolën, protestuesit dolën nga godina dhe iu bashkuan turmës në shesh.

Gjatë protestës, vijuan thirrjet për revolucion dhe dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Në protestën 1 mujore kundër qeverisë, qytetarëve u janë bashkuar dhe disa eurodeputetë, të cilët inkurajuan protestuesit që të vazhdonin protestën ndërsa i bënë thirrje Ramës t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Ata ishin eurodeputetë të Parlamentit Evropian: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

Eurodeputetët kanë inkurajuar protestuesit duke theksuar se ata duhet të vijojnë me mobilizimin dhe se fjala e tyre do të shprehet edhe në Bruksel.

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik shprehu mbështetjen e saj të plotë për kauzën e qytetarëve shqiptarë.

Ajo vlerësoi qëndresën popullore dhe garantoi se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet europiane në Bruksel.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë