Jo të gjithë qytetarët e pranishëm në Maratonën e Tiranës ishin aty për të marrë pjesë në garë, apo për të ndjekur nga afër këtë garë.
Një grup personash shpalosën në Sheshin Skënderbej një banderolë ironizuese në anglisht. “Running for Free Water. Tirana Without Water”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Vrapojmë për ujë të lirë. Tirana pa ujë!”.
Banderola u shoqërua me korin e vazhdueshëm “Duam ujë” gjatë kohës që në skenë u ngjit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë muajve të verës dhe në shtator një pjesë e madhe e qytetit të Tiranës ka patur mungesa të konsiderueshme të furnizimit me ujë, madje në disa lagje banorët kanë denoncuar përmes rrjeteve sociale se uji në rubinet u ka munguar deri në një javë.
Bashkia justifikoi kufizimet e ujit me një defekt të ndodhur në rezervuarin e Bovillës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.