Ka ndodhur

Prostitucion në një qendër masazhesh, biznesi menaxhohej nga motër e vëlla

Gazeta Si - Motër e vëlla kishin kthyer një qendër masazhi në Tiranë në një vend ku kryhej prostitucion.

Policia thotë ka arrestuar dy vajza të reja dhe se është shpallur në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari me iniciale K.H., u konstatua se shtetasja K.H. motra e shtetasit K.H., shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Nga ky aktivitet janë sekuestruar 60 500 lekë të rinj, të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë