Lojëra me Dore

Propozimi i fundit/ Një model NBA edhe në Europë për rritjen e basketbollit

Në shtator do të ketë një mbledhje mes “pro’ Usa”, FIBA-s dhe kommisionerit të Euroligës, Bertomeu. E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se ka një plan për një kupë të unifikuar, sipas modelit të NBA-së. Ka mundësi që të ribashkohen Federata Europiane dhe Euroliga, në luftë prej 20 vjetësh.

Një bashkim mes Euroligës dhe FIBA-s, falë ndërhyrjes së NBA-së. FIBA, me një ftesë të presidentit dhe administratorit të deleguar të Euroligës së Basketbollit, Jordi Bertomeu, si dhe të aksionerëve të ECA-s, ka zhvilluar një takim, ku ishte ftuar edhe “lega pro’ Usa”, partner i hershëm i Federatës Europiane të Basketbollit.

Artikulli i "Marca"-s per ceshtjen ne fjale. Gazeta Si, 22 tetor 2021

Që verën e kaluar ka pasur zëra se FIBA dëshiron të mbyllë përfundimisht debatin me Euroligën, që zgjat prej vitit 2000. Plani i propozuar nuk përjashton krijimin e një kampionati të përbashkët, një unifikim të kupave europiane në një ligë të vetme, si NBA. Zëdhënësi i Euroligës e ka përgënjeshtruar këtë mundësi, por spanjollja “Marca” ngulmon se është një projekt real.

Edhe NBA ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë çështje: “NBA ka prej kohësh raporte me FIBA-n, me objektivin e rritjes së basketbollit në gjithë botën me anë të iniciativave, si “Basketball Without Borders” dhe “Basketball Africa League”. Kemi bërë edhe ndeshje të ndryshme para kampionatit të Euroligës gjatë viteve. Vazhdojmë bashkëpunimin me të dyja organizatat europiane, ishim të ftuar së fundi në një takim, ku diskutuam se si mund ta rritim basketbollin në Europë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë