Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka prezantuar sot programin “Ura për Shqipërinë 2030”, që synon transformimin e infrastrukturës publike me “ndihmën” e investitorëve privatë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se privati do të zhvillojë pronat publike duke bërë “biznes” me shtetin, në të mirë të infrastrukturës publike.
Kryeministri theksoi se programe të ngjashme janë ngritur dhe në Itali e Spanjë, dhe kanë patur eksperienca të mira.
“Ky bashkëpunim me sektorin privat do jetë një mekanizëm që do mundësojë zhvillimin e pronës private. Si rezultat shtetit nuk do zhvishte nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, të marrë dhe përfitimet në funksion të interesit publik. Por do jetë dhe aktor së bashku me aktor të tregut. Nëpërmjet këtij instrumenti i japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave publike dhe i japin mundësi sipërmarrjes që në shumë raste, të përdorin këtë instrument. Jo më si në të shkuarën, që duhet ta lëshoje atë pronë, pa marrë asgjë mbrapsht. Por që në të shumtën e herës mbeti një procedurë e parealizueshme. Ose mos reagoje fare dhe kështu të pezulloje një mundësi zhvillimi privat. Procesi ka nevojë për njohje të plotë dhe dialog për të përmirësuar mekanizmin. Ka nevojë për transparencë dhe qartësi që të garantohet edhe konkurrenca, në fund të gjitha palët të dalin të kënaqura”, tha kryeministri Rama.
Adelina Greca, drejtore e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit dha lajmin se dy pronat e para të cilat do të zhvillohen janë ish-Parku i delegacioneve, që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-godina e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku sot ndodhet Ministria e Mjedisit.
Për stadiumin e ri, gara do të zgjasë 60 ditë dhe synohet rijetësimi i stadiumit aktual në stadium të standardit 4 të UEFA-s
Më shumë detaje për programin dha zv.sekretarja e përgjithshme e kryeministrit, Elira Kokona, duke thënë se Shqipëria po punon për të tërhequr edhe investitorë të huaj, që mund të përfitojnë nga pronat publike të Shqipërisë.
“Mundësi unike për të investuar në Shqipëri, mundësi për sipërmarrësit por edhe krijimin e të mirave publike. Është garë pa burokraci. Shteti sillet si pronar dhe korporata përfaqëson shtetin. Përqindja e shtetit në godina është monedhë për të paguar shpenzimet e godinës publike. Në rastin e godinës për Kadastrën, mbulohet nga kuotat e shtetit në godinën Lift Tower, 21. Në godinën e polit qeveritar do të akomodohen 13 mijë punonjës administrate. Synojmë të tërheqim këdo që bëjnë biznes në real estate. Pallati i Kongreseve, pallati i sportit ‘Asllan Rusi’, po presin”, u shpreh Kokona.
Pjesë e takimit, ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se para pak kohësh kryeqyteti ishte një qendër tekstili, ndërsa sot qendër turizmi e tekologjie.
“E mbani mend, stadiumi Selman Stermasi ishte një parkim autobusësh ku shiteshin makina të përdorura. Një gazetar britanik përshkroi si taksistët rrotullonin kanatieren, na duket si përrallë nga e kaluara. Ai ishte imazhin ynë dhe na ishte bërë rutinë. Kemi provuar falë vizionit të kryreministrit njerëzit ndryshojnë, realitetet ndryshojnë. Tirana vendi më i izoluar sot epiqendër e turizmit. Një eksperiment me Harvardin u zbulua se në Tiranë kur kryeministri Rama mori detyrën, 25% e ekonomisë ishte tekstil 25% këpuctari. Punë që sillnin njohur të pakta minimale. Copat priteshin në Itali. Sot kur e bëmë eksperiment doli 25% e ekonomisë turizëm 25% IT. Në 10 vjet ndryshon realitetet”, tha Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.