Drejtësia

Prokurorë e gjyqtarë amerikanë takohen me Dumanin: SPAK po ndërton një demokraci të fortë

Gazeta Si – Një delegacion me zyrtarë dhe personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun e saj, Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

“Grupi përfshin të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah”, njoftoi ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Mësohet se ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë, të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, njoftoi ambasada e SHBA-ve në njoftimin për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë