Arsim

Programi ‘Pas Shkolle’, Kumbaro: Zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë

Nga Gazeta Si- Jo vetëm mësuesit që janë të përfshirë në sistem por edhe ato që kanë dalë në pension apo specialistë të fushave të ndryshme do të mund të bëhen pjesë e programit “Pas shkolle”, ku nxënësit do mund të rrinë në shkollë deri në orën 16:30.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi se honorari i parashikuar do të jetë 1000 lekë për orë, ndërsa thirrja është e hapur edhe për mësues në pension apo specialistë.

Programi pas shkolle është një nismë tashmë e miratuar nga qeveria që fëmijët të qëndrojnë në shkollë pas orarit të detyruar për të përfunduar detyrat apo për t’u marrë me aktivitete të ndryshme zejtare.

“E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, por dhe për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore”, tha Kumbaro.

Programi pritet të nisë së shpejti sipas Kumbaros, dhe do të jetë program pilot në disa shkolla në Tiranë e më pas në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë