Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në një mbledhje që u zhvillua të mërkurën pasdite dhe që zgjati për disa orë, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve mori vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024.
LEXO EDHE:
Universiteti i Shkodrës po mbahet 'peng', Komisioni i zgjedhjeve nuk shpall rektorin fitues
Gjuraj fitoi garën për Universitetin e Shkodrës përballë dy rivaleve të tij, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.
Më herët, KIZ-i shqyrtoi dhe rrëzoi si të pabazuar në ligj dhe rregullore një ankimim të kandidates humbëse Këçira. Merr fund kështu “saga” e zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 5 ditë pas votimit dhe si IAL- ja e fundit në vend që zyrtarizon rektorin e vet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.