Ekspozite

Prodhoi mbi 10.000 vepra unike me pika, piktori u vë flakën mijëra pikturave të tij

Nga Gazeta Si - Një re tymi u ngrit nga galeria e artistit Damien Hirst në Londër, pasi 1000 piktura të tij u ndezën në flakë. Mijëra të tjera do të bëhen hi përpara se të mbarojë muaji.

Megjithatë, kjo nuk ishte rastësi. I gjithë kati i dytë i Galerisë dykatëshe të Neëport Street Gallery ishte i mbushur me një erë si zjarri, ndërsa gazetarët dhe kameramanët u mblodhën për të parë 57-vjeçarin të ushqente me piktura flakët e një djegësi të veshur me xham, pas komentit të tij të fundit mbi artin dhe forcave që e diktojnë.

Ngjarja e transmetuar drejtpërdrejt në Instagram është pjesë e projektit të Hirst, “Monedha”, që filloi 6 vite më parë me krijimin e 10.000 pikturave unike të pikëzuara. Asnjë punë nuk është identike me tjetrën dhe as dy pika në të njëjtën pikturë nuk janë në të njëjtën ngjyrë.

Piktori Damien Hirst

Hirst nuk i shiti veprat e tij, por i mbylli në një kasafortë dhe iu ofroi koleksionistëve një mundësi për të blerë një nga 10.000 NFT korresponduese. Më pas ai u dha blerësve një zgjedhje: këmbimin në veprën dixhitale për atë fizike që përfaqëson ose djegien. Pronarët e 4851 prej tyre zgjodhën mundësinë e dytë.

Pavarësisht ngjyrimeve të trishta të djegies së veprave, Hirst ishte i lumtur teksa shkatërronte punën e tij, buzëqeshte, bënte mimika dhe bisedonte me gazetarët. Ndonëse i refuzoi fillimisht intervistat, artisti iu përgjigj disa pyetjeve më vonë. 

“Për mua nuk është kumar”, tha ai për pyetjen që iu drejtua nëse NFT-të vlejnë më shumë se veprat fizike, “ka vetëm art”.

Një ditë më parë, Hirst shkroi në Instagram: “Shumë njerëz mendojnë që unë po djeg art miliona dollarësh, por jo. Vlera e artit dixhital ose fizik, e cila është shumë e vështirë për t’u përcaktuar në kohërat më të mira, nuk do të humbasë, do të transferohet në NFT sapo ato të digjen”.

Të prodhuara në vitin 2016, pikturat origjinale u nënshkruan të gjitha, u numëruan dhe u dhanë tituj unikë. Nuk ka dy vepra identike dhe nuk ka dy pika në një pikturë të vetme në të njëjtën ngjyrë.

Çdo vepër arti u lidh më pas me një NFT, një shenjë dixhitale e mbështetur nga blockchain që mund të blihet dhe shitet. Verën e kaluar, aplikantëve të suksesshëm iu nda një shenjë e rastësishme për 2,000 dollarë secili.

Hirst, së bashku me Tracey Emin, konsiderohet një anëtar kyç i lëvizjes ‘Artistët e Rinj Britanikë’ që u shfaq në Londër në vitet 1980. Ai i ka bërë pikturat e tij karakteristike me pika për më shumë se tri dekada. Pikat me ngjyra të pikturave ndryshojnë në densitet, hije dhe rregullsi, duke i bërë ato njëherësh unike dhe pothuajse të padallueshme nga njëra-tjetra.

Vepra unike me pika

Puna e artistit shpesh - dhe, për shkak të shumës që mund të shitet, ngre pyetje rreth parave në botën e artit. Një nga veprat e tij më të njohura është një derdhje platini e një kafke njeriu, e mbuluar me më shumë se 8600 diamante, e cila u shit për 50 milionë £ (atëherë rreth 100 milionë dollarë) në 2007.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi person në hapësirën NFT që ka luajtur me zjarrin. Në mars 2021, një firmë blockchain e quajtur Injective Protocol bleu një vepër nga artisti anonim i rrugës Banksy për 95,000 dollarë përpara se ta digjte në kamera dhe të shiste një NFT të videos për katër herë më shumë. Ndërkohë, muajin e kaluar, koleksionisti i artit në Miami dhe biznesmeni i kriptove, Martin Mobarak, publikoi një video në të cilën ai pretendonte se dogji një vepër të Frida Kahlo-s të vitit 1944 për të nisur NFT-të e tij përkatëse me temë Kahlo.

Hirst ka thënë se djegia e artit të tij kishte për qëllim jo vetëm të nxirrte në pah vlerën e NFT-ve, por të eksploronte idenë se vlera e tregut, si vetë paraja, mbështetet nga besimi. Në një video që prezanton projektin vitin e kaluar, ai e përshkroi atë si një “eksperiment besimi”.

“E gjithë puna është vepër arti”, shpjegoi ai në atë kohë. “Është pothuajse si sjellja e qenieve njerëzore që janë të gjithë të përfshirë në të... thjesht do të ketë një jetë të vetën”. /CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë