Lajme

Procedohet pedagogu që mbështet studentët: Faleminderit skutha!

Luan Myrtaj është pjesë e pedagogëve që kanë dalë hapur në mbështetje të protestës studentore. Prej pak ditësh ai është angazhuar sidomos në kërkesën që bën thirrje për vetting të titujve akademikë.

Por, duket se dalja në krah të studentëve e ka vënë në shënjestër të një akuze të ngritur nga ana e policisë.

Sipas asaj që publikon në rrjetet sociale vetë pedagogu i Inxhinierisë, që mban edhe gradën Doktor Shkencash, ndaj tij ka nisur një procedim penal.

“Unë jam “pedagogu kriminel”. Më komunikuan akuzën: Pedagog i ndershëm, i rrezikshëm për sistemin. Faleminderit skutha! Më bëtë krenar”, shkruan ai.

Postimin e shoqëron me publikimin e jetëshkrimit personal dhe me një nënshkrim me stilolaps.

“Jam në mbështetje të studentëve. Jam për vettingun në arsim. Vettingu le të fillojë me mua”, thuhet aty.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10213062513828815&set=a.10202854014262706&type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë