Ngjarje

Procedohen 16 kolumbiane e braziliane në Tiranë, në kërkim 36-vjeçari për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Escort 1”, duke proceduar penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim një 36-vjeçar me iniciale M.N nga Tirana.

36-vjeçari rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online.

Ai kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.

Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.

Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.

36-vjeçari bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë