Ka ndodhur

Procedim penal për vjehrrën nga Maliqi, ofendoi nusen e djalit

Gazeta Si - Një 60-vjeçare nga Maliqi, sipas njoftimit të policisë, do të hetohet në gjendje të lirë, sepse ka ofenduar nusen e djalit. Vjehrra ka vepruar në kundërshtim me një vendim të gjykatës, pasi nusja ka urdhër mbrojtje.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, - shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë