Ka ndodhur

Probleme kardiake, ish-ministri Lefter Koka dërgohet në Spitalin e Burgjeve

Për shkak të problemeve kardiake, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është shtruar në spitalin e Burgjeve në Tiranë. Sipas informcio paraprake, Koka ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak dhe një ditë më parë është transferuar në spitalin e burgjeve.

Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek Burgu 313 me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Ai u arrestua më 14 dhjetor në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit.

Veç Kokës, me urdhër të SPAK janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugallja, e cila është pronarja e kompanisë “Albtek Energy” si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë “Integrated Technology Services”. Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.

Gjithashtu, SPAK konkludon se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare të sipërcituara përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë