Ngjarje

Pritet përkeqësim i motit, pezullohen për 3 ditë lundrimet për mjetet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Nga Gazeta Si- Ditëve me diell dhe temperatura të larta gjatë muajit shtator, po i vjen fundi. Gjatë kësaj fundjave, prej ditës së sotme pritet një ndryshim i kushteve atmosferike dhe përkeqësim i motit.

Autoriteti portual i qytetit të Vlorës ka njoftuar se për tre ditët në vazhdim do të jenë të pezulluara lundrimet për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Po ashtu njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 12:00 të datës 24/09/2023.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 është ndaluar dhënia e leje-nisjes duke filluar nga ora 08:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar drejtuesit për marrjen e masave për sigurimin e tyre”, shkruhet në njoftim, duke shtuar se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

“Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë