Anticikloni Afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore të ftohta nga europa veriore të cilat do të ndikojnë vendin tonë në fillimin e javës ku priten reshje dhe rënie e temperaturave.
E Hënë data 08 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/33°C
Zona e ulët 21/36°C
Zona bregdetare 23/34°C
Kosova, e Hënë data 08 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 32°C -35°C .
E Martë data 09 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore nuk do të mungojnë reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/33°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 22/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




