Lojëra me Dore

Prishtina fiton finalen e Ligës Unike me 33 pikë diferencë, Tirana e treta

Gazeta Si - Prishtina ka fituar trofeun e Ligës Unike në basketboll për femra, pasi mundi në finale ekipin tjetër kosovar, Bashkimin, me rezultatin e thellë, 82-49.

Ishte një finale e dominuar nga Prishtina, ndërsa skuadra nga Prizreni ka zhgënjyer totalisht. Periodën e parë Prishtina e fitoi 20-16, në periodën e dytë Bashkimi shënoi vetëm 6 pikë dhe e humbi atë 16-6.

Përpjekjet e Bashkimit për të rihapur ndeshjen aps pushimit nuk kanë dhënë rezultat, sepse edhe perioda e tretë u fitua nga Prishtina 19-16. Në periodën e fundit skuadra nga Prizreni u dorëzua dhe humbi 27-11, ndërsa e gjithë ndeshja finale përfundoi me rezultatin 49-82.

Prishtinaset fitojnë kështu trofeun e këtij edicioni të Ligës unike, i dyti për këtë skuadër që kur është krijuar kompeticioni.

Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës Unike, Tirana mundi bindshëm Penzën, me rezultatin 78-59.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë