Bateritë e vogla të lodrave mund të vrasin fëmijët nëse i gëlltitin, paralajmërojnë mjekët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër.
Stephen Powis, një mjek i kësaj qendre, u bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë në prag festash dhe të shmangin lodrat që kanë bateri të vogla. Ato gjenden kudo, në dritat e festave, lodrat e ndryshme, telekomandat etj. Këto bateri janë më të vogla se një monedhë dhe mund të kalojnë kollaj në fyt, e më pas të shkaktojnë hemorragji të brendshme dhe më pas vdekjen në më pak se dy orë.
Një shembull që mjekët tregojnë është një vajzë dyvjeçare e quajtur Elise-Rose nga provinca e Sheffiels, e cila gati sa nuk vdiq pasi gëlltiti një bateri të një lodre që ishte e prishur.
Powis tha se për fëmijët e vegjël, bateri të tilla mund të duken të shkëlqyeshme dhe si ëmbëlsira për fëmijët, ndaj ata mund t'i gëlltisin shumë lehtë. "Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është e thjeshtë, duke i mbajtur bateritë larg tyre dhe të siguroheni që çdo lodër që përdorin të jetë e mbyllur mirë, në mënyrë që bateritë të mos jenë të arritshme”, shprehet Powis.
Nëna e Elise-Rose, Kirsty Duffy, 29 vjeç, thotë se mjekët i kishin thënë që ta puthte të bijën dhe më pas ia kishin marrë për ta futur në operim. Ajo në fillim besonte se vajza kishte gëlltitur ndonjë qindarkë por më pas, u pa që kishte qenë një bateri me material litumi, e cila kishte kaluar nëpërmjet ezofagut të saj dhe ishte vendosur rreth zonës së gjoksit.
Në fillim të këtij viti, Dega e Hetimit të Sigurisë së Shëndetit në Lodër publikoi një raport që përfshin pesë rekomandime sigurie, për të shmangur dukuri të ngjashme me Elsie-Rose. Gëlltitja e baterive të vogla ndonjëherë mund të mos zbulohet ose të mendohet si një sëmundje tjetër. Sipas mjekëve britanikë ka pasur një sërë diagnozash të gabuara, për shkak të të vjellave të vazhdueshme ose dhimbje fyti tek fëmijët. Bateria me material litiumi ka aftësinë që brenda pak minutave të gërryejë indet dhe të shkaktojë një “fistul”, mes ezofagut dhe aortës që shkakton më pas hemorragjinë e brendshme.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe, në një deklaratë publike, ka këshilluar prindërit të ndjekin udhëzimet e vazhdueshme që ata nxjerrin për të mbrojtur fëmijët e vegjël nga bateritë e vogla.
Ashley Martin, këshilltar i shëndetit publik, tha se njerëzit duhet të jenë vigjilentë ndaj këtyre produkteve tepër të rrezikshme.
“Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos në raste festash, pasi ka më shumë se zakonisht produkte që mbartin bateri,” shprehet Martin.
Gjithashtu, ai shtoi se është shumë e rëndësishme që të mbajmë mend dëmin që shkakton ky produkt nëse gëlltitet. /Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.