Princi Harry dhe dukesha Merghan Markle u shfaqën për herë të parë në publik me djalin e tyre, gjatë ditës së sotme. Dukej qartë se çifti ishte shumë i lumtur, pasi shiheshin herë pas herë në sy teksa flisnin.
Duke folur për vetëm disa minuta brenda sallës madhështore të Shën Gjergjit në Windsor Castle, Meghan deklaroi: Unë kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që unë jam me të vërtetë e lumtur. Ai është shumë i ëmbël dhe i qetë.
Ndërkohë, që dukesha fliste, Princ Harry u shpreh me krenari se, nuk e dinte se nga i kishte marrë këto veti.
I pyetur se si i duket prindërimi, Harry shtoi: Është e mrekullueshme. Të jesh prind është diçka e mahnitshme. Kanë kaluar vetëm dy ditë e gjysme dhe në jemi shumë të lumtur për “dhuratën” tonë.
Djali më i famshëm i momentit, peshon 3 kilogramë e 17 gramë, ndërkohë që emri i tij nuk u bë ende i ditur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.