Ngjarje

Presioni ndaj mediave bllokon integrimin e Serbisë në BE

Presioni ndaj medieve në Serbi është kthyer në një pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Një draft joformal i Komisionit Evropian që po qarkullon mes vendeve anëtare të BE-së, ngre alarmin për lirinë e medias, duke theksuar se Serbia ka bërë hapa pas.

Raporti zbuloi se në Beograd kishte vonesa serioze në një numër reformash në lidhje me sundimin e ligjit, si dhe koordinimin e politikave antikorrupsionit. Por pengesa kryesore sipas KE-së janë kërcënimet, frikësimi dhe dhuna ndaj gazetarëve, si dhe ushtrimi i ndikimit politik dhe ekonomik në media.

“Kapitujt 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria janë parësore për përparimin në rrugën e integrimit evropian dhe mund të ngadalësojë këtë proces nëse Serbia vazhdon të vonojë reformat në këto fusha”, thuhet në këtë draft. Këtë vit, Serbia ka hapur vetëm dy kapituj, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2015.

KE ngre shqetësimin në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias, duke theksuar se rastet e kërcënimeve, frikësimit dhe dhunës ndaj gazetarëve mbeten një shqetësim serioz për Përveç kësaj, shton raporti, qeveria vazhdon të ushtrojë ndikim politik dhe ekonomik në media.

Protesta në Serbi

Që nga fundi i vitit 2018, në Serbi janë mbajtur një sërë protestash anti-qeveritare në emër të lirisë së shtypit dhe kundër dhunës politike.Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij qeveritare u përballen me krizën më të madhe politike që kur erdhi në pushtet në vitin 2012. Protestat që nisën si një lëvizje kundër dhunës politike janë kthyer në manifestime kundër pakënaqësisë me regjimin aktual.

Rrënjët e pakënaqësisë janë te shkelja e të drejtave politike dhe lirive qytetare, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, gjyqësorin dhe opozitën, duke mbytur edhe organizatat e shoqërisë civile. Për 12 javë qytetarët ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të Vuçiçit në kryeqytet dhe në qytete anembanë vendit. Kërkesat kryesore ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e medias, raportimi profesional dhe i drejtë i protestave nga transmetuesi publik serb (RTS), një hapësirë më e gjerë për zërat e opozitës në kanalet televizive me mbulesë kombëtare dhe një fund të dhunës në shoqërinë serbe.

Më pas KE ngre shqetësimin për vonesat në reformën kushtetuese për të forcuar pavarësinë gjyqësorit aktualisht. Komisioni Evropian (KE) thekson rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi.

“Zyrtarët qeveritarë vazhdojnë të komentojnë publikisht për hetimet si dhe të sulmojnë gjyqtarët dhe prokurorët”, thuhet në raport.

Në luftën kundër korrupsionit, Serbia është vonë edhe në sigurimin e koordinimit efektiv të politikave të saj antikorrupsion, vlerëson raporti.

“Në veçanti, rolet e kabinetit të Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Këshillit Kundër Korrupsionit duhet të ndahen plotësisht nga njëra-tjetra më mirë “, nënvizon dokumenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë