Gazeta Si – Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol i është ndaluar të largohet nga vendi, ndërkohë që një hetim është duke u zhvilluar kundër tij për të përcaktuar nëse është fajtor për kryengritje.
Hetimi u hap nga Ministria e Drejtësisë, pasi të martën mbrëma Yoon kishte shpallur gjendjen e jshtëzakonshme të ligjit ushtarak në vend për disa orë.
Nëse fajësia e tij vërtetohet, Yoon do të rrezikonte burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.
Për momentin, megjithatë, ai nuk është arrestuar (presidentët e Koresë së Jugut në detyrë kanë imunitet, por kjo nuk shtrihet në akuzat për kryengritje ose tradhti).
Ndërkohë, ministria po kontrollon shtëpitë dhe zyrat e disa zyrtarëve që besohet se janë të përfshirë në shpalljen e ligjit ushtarak.
Pas njoftimit të papritur të presidentit, parlamenti i Koresë së Jugut u mblodh dhe votoi për anulimin e ligjit ushtarak, pavarësisht se disa ushtarë përpiqeshin të mbronin ndërtesën e Parlamentit.
Yoon kishte thënë se ai shpalli gjendjen ushtarake për të çrrënjosur infiltrimin e supozuar nga Koreja e Veriut, por ishte e qartë që në fillim se arsyet ishin të çuditshme dhe se ai donte të përdorte ligjin ushtarak për të penguar kundërshtrët e brendshëm politikë.
Të shtunën në mëngjes, Yoon i kishte shpëtuar fajësimit nga parlamenti, dhe si rrjedhim rrezikut të shkarkimit nga detyra. Ministri i Mbrojtjes Kim Yong-hyun kishte marrë përgjegjësinë për shpalljen e gjendjes ushtarake dhe dha dorëheqjen të enjten. Ai akuzohet për tradhti dhe u ndalua për t’u marrë në pyetje nga policia të dielën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.