Ka ndodhur

Prej 12 ditësh në koma, humb jetën 21-vjeçari Klajvert Çuni, lojtar i Shënkollit

Gazeta Si – Nuk ia ka dalë Klajvert Çuni. Lojtari i Shënkollit është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare. Ai ishte në koma prej 12 ditësh, pas rrëzimit nga tarraca e një biznesi të familjes së tij në Torovicë të Lezhës.
Mjekët e Spitalin të Traumës në Tiranë nuk kanë mundur ta shpëtojnë futbollistin që kishte marrë plagë në kokë.

Ndarjen nga jeta të Klajvert Çunit e njoftoi akademia e klubit të Shënkollit me një postim ngushëllues në rrjetet sociale, ku shkruan: “Kësaj radhe nuk ia dole ta fitoje betejën më të rëndësishme o kapiten. Shumë beteja ke fituar, duke luftuar në fushë si një kapiten i vërtet. Ishe ai që të donin shokët, trajnerët, stafi, por dhe të gjithë ata që të njohën nga afër!

Ku t’i gjejmë fjalët e ngushëllimit për mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove. Jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të deshti pranë vetes. Do na mungosh shumë Klajvert Çuni. Pushofsh në paqe kampion”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë