Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verior dhe verilindor të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 18°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
E shtuna dhe e diela do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku paraditet do të jenë me diell në pjesën më të madhe të territorit, kurse pjesa e dytë e ditës do ketë vranësira të lehta gjatë të shtunës dhe vranësira disi më të dendura gjatë të dielës, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat maksimale do shkojnë deri në 20 gradë Celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



