Drejtësia

Praktika e ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Masa e fundit që jepet

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masës ‘arrest me burg’. Sipas vendimit, për gjykatën do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën.

Në vendim thuhet se gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”.

Gjykata thekson se “arresti në burg” është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme.

Një aspekt tjetër thelbësor i këtij vendimi lidhet me detyrimin e gjykatës për të shqyrtuar dhe vlerësuar mundësinë e zbatimit të masave alternative.

Nuk është e mjaftueshme që gjykata të deklarojë vetëm se masa e ‘arrestit në burg’ është e përshtatshme, ajo duhet të arsyetojë në mënyrë konkrete përse masat e tjera më të buta, si ‘arresti në shtëpi’, ‘detyrim paraqitje’ ose ‘garancia pasurore’, nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar qëllimin e procedimit penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë