Mode

Prada manifeston ‘historinë e grave’ në Javën e Modës në Milano

Marka italiane e modës Prada krijoi fustane të tejdukshme zhapone dhe pallto për dimrin e ardhshëm në shfaqjen e saj të modës në Milano, duke prezantuar një koleksion që stilistët e saj e përshkruan si "historinë e grave".

Me një rresht të parë që përfshinte Kim Kardashian duke parë motrën e saj Kendall Jenner në pasarelë, prezantimi i koleksionit erdhi në ditën e dytë të Javës së Modës në Milano, e cila po pret kryesisht shfaqje fizike, në vend të prezantimeve dixhitale.

Stilistët Miuccia Prada dhe Raf Simons thanë se ky koleksion quhej “Një ideologji e Pradës”.

"Ky koleksion ka të bëjë me historinë e grave, historinë e njerëzve, jo historinë e modës", tha Miuccia Prada.

Modelet mbanin gjithashtu xhaketa dhe funde të ngjashme në gri të errët dhe të zezë, xhaketa të zgjatura dhe të lidhura me rripa, të dekoruara me lule të ndezura dhe printime.

"Ne duam ti bëjmë jehonë historisë në përgjithësi dhe historisë së Prada-s në veçanti”, tha Simons.

Stilisti veteran Giorgio Armani u kthye në pasarelë për të prezantuar linjën e tij më të fundit Emporio Armani, pasi anuloi shfaqjet e tij të veshjeve për meshkuj në janar për shkak të një rritjeje të infektimeve Covid-19 në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë