Lojëra me Dore

Posteri i Kobe Bryant shitet për shifrën rekord 1.8 mln dollarë

U bënë më shumë se një vit kur legjenda e basketbollit Kobe Bryant humbi jetën në një aksident fatal. Tashmë shumë prej objekteve të tij po dalin në ankand për shuma stratosferike. Së fundmi, një poster e Bryant në vitin e tij të parë në NBA, sezoni 1996-1997, është shitur në ankand për shumën e 1.8 milionë dollarëve.

Ky poster bëhet kështu një nga më të shtrenjtat në historinë e sportit. Ajo u nxor në ankand nga kompania “Goldin Auctions” dhe në të është Kobe Bryant, asokohe me nr.8 në fanellën e Lakers, në sezonin e tij të parë në NBA. Sezon kur ai ishte debutues.

Kjo është një nga dy fotot-poster në botë ku një sportist i ka të gjitha vlerësimet me notën “10”. Ajo ka vlerësimin “black label” pikërisht për faktin se është me vlerësimin 10. Blerësi qëndroi anonim, por siç shkruajnë mediat amerikane, ishte fans i Kobe Bryant dhe koleksionues i objekteve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë