Ngjarje

Port i Durrësit në gadishmëri, MEPJ: Anuloni udhëtimet drejt Kinës!

Autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në Kinë të tregohen të kujdessëm.

Ambasada shqiptare në Pekin u ka kërkuartë gjithë shqiptarëve që të dërgojnë të dhënat për t'u regjistruar pranë selisë diplomatike në mënyrë që të ndihmohen në rast nevoje pas rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur. “

“Regjistrimi në data-bazën tone do te ishte i dobishëm për cdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshirë dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojme. Lutemi të identifikohuni ne e-mailin tonë: [email protected]" shkruan ambasada.

Ndërkohë, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme u kërkon të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Kinës për shkak të rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Numri i viktimave deri tani nga virusi në Kinë është 81, ndërkojë që mbi 2 mijë janë infektuar.

Nga ana tjetër, Porti i Durrësit ka përforcuar masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore pas alarmit për virusin kinez dhe masave që janë marrë në pikat hyrëse në vendin tonë.

"Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor. Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë" thuhet në njoftimin e portit të Durrësit.

Autoritetet në Durrës thonë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë nëse do të jetë e nevojshme. Ndërkohë që edhe në Rina janë marrë masa për kontrollin e udhëtarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë