Gazeta Si- Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, Ruben Wlodkowski, ka humbur jetën dhe 6 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e Breshias në Itali.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte shofer i makinës tip “Porsche”, që u përplas me një furgon Volkswagen dhe më pas doli nga rruga duke u përmbysur. Në aksident u përfshi edhe një motorçikletë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane.
32-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Në makinë me të ishte edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë. Pesë persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur, por nuk janë në rrezik për jetën.
Shtypi italian raporton se viktima është identifikuar si Ruben Wlodkowski, me origjinë shqiptare por i lindur në Itali në Peschiera del Garda.
Autoritetet italiane po punojnë për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën shqiptarit dhe la të plagosur 6 persona të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.