Ka ndodhur

‘Porositësi’, kapet drogë me vlerë 38 mijë euro në Durrës

Katër persona janë arrestuar në Durrës, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Porositësit”, policia ka vënë në pranga shtetasit Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas po tentonin të shisnin kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u gjet në garazhin e banesës së shtetasit Misim Koldashi.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara, goditet dhe një rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në pronën e njërit prej shtetasve të arrestuar.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis sativa, që do shitej kundrejt vlerës monetare 38.800 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë