Njerez

Por çfarë ndodh kur të dy prindërit e fëmijëve të vegjël dalin pozitiv?

* Të dalësh pozitiv. Kështu shprehemi sot. Me këtë frazë i dhashë lajmin njerëzve të mi të afërm kur u diagnostikova me koronavirus para dy javësh. Ndërsa bashkëshorti im me xheste (duke bërë plusin me gishtat) më informoi se kishte dalë gjtihashtu pozitiv kur u testua para pesë ditësh.

Por çfarë ndodh kur të dy prindërit e fëmijëve të vegjël dalin pozitiv?

Kur e mora telefonatën (mbi rezultatet e testit të koronavirusit) familja ime nuk ishte në shtëpi. Kur fëmijët e mi (mosha 7 dhe 8) u futën në shtëpi duke vrapuar drejt meje m’u desh t’iu jepja lajmin se kjo gjë e frikshme që kishte pllakosur planetin tonë tashmë ishte futur e në shtëpinë tonë. Brenda mamit të tyre.

Vajza ime qau e më pyeti nëse do të bëhesha më mirë. Unë nuk mund ta përqafoja atë. Pas telefonatës së departamentit të shëndetësisë të Santa Clara të Kalifornisë që më tha se më duhej të qëndroja larg të tërëve, duke përfshirë këtu dhe fëmijët e mi, djali im shkruan një titull për gazetën e shtëpisë. “Ana Kornblut ka koronavirusin por mos u shqetësoni pasi nuk është ai i keqi”, shkruan ai në faqen e parë. “Vëmëndje, ju lutem mos i qëndoroni më afër se tre metra Anës”, vazhdon ai.

Anne Kornblut është një gazetare amerikane, fituese e çmimit Pulitzer, e aktualisht punon si drejtuese për kurimin e lajmeve në Facebook

I shkruajta departamentit të shëndetësisë se çfarë duhet të bëjmë ne nëse dhe bashkëshorti im rezulton pozitiv prej covid-19. “Ne nuk e kemi pasur këtë skenar akoma”, më përgjigjet infermiera e shëndetit publik. Ishte akoma në ditët e para të pandemisë.

Por ky skenar erdhi për ne ashtu siç erdhi e për shumë të tjerë. Ne jemi ndër fatlumët. Ne nuk jemi spitalizuar dhe as nuk jemi sëmurë rëndë prej tij. Gjatë javëve të testimeve dhe karantinimeve, ne jemi mbështetur moralisht me shumë dashuri nga miqtë tanë dhe madje kemi marrë e rrogën. Fëmijët tanë duket se janë për bukuri ndonëse jetojnë me ne.

Por diagnoza e dyfishtë na ka goditur në mënyra të papritura.

Këshilla mjekësore ka qënë e vrazhdë. Pyetjes nëse duhet që t’i testojmë fëmijët tanë,mjekët i janë përgjigjur duke na thënë se duhet ta mendojmë sikur fëmijët tanë tashmë e kanë. Po kjo, mos vallë do të thotë se ne mund të rrimë pranë njëri tjetrit  e në të njëjtën dhomë ? Jo, na thanë mjekët. Ju nuk duhet t’i jepni familjes suaj më shumë virus, më shumë “ngarkesë virale” ishte shprehja e tyre, e t’i sëmurni ata më shumë. E në mënyrë absolute ashkush nuk duhet që të dalë apo të hyjë nga shtëpia. Po maskat e dorashkat mund që t’i heq ? Jo, ishte përsëri përgjigja e tyre.

Por unë hoqa dorë nga maska me kalimin e kohës sapo u bë e qartë që fëmijët e mi kishin nevojë për më shumë normalitet se sa mbrojtje. Xhoni (bashkëshorti) dhe unë mbajtëm distancën nga njëri tjetri si dhe nga fëmijët. Por ndonjëherë i jepnin njëri tjetrit përqafime të shkurtëra. Por si mund t’iu shpjegosh fëmijëve të asaj moshe që gjithçka do të vete mbarë dhe se prindërit e tyre nuk do të ndërrojnë jetë ?

Në e kemi ngritur nivelin e pritshmërive të mënyrës së të jetuarit në shtëpinë tonë. Ne, me rradhë, njëherë unë njëherë bashkëshorti im, kujdesemi për fëmijët. I’u jemi lutur atyre që ta përgatisin vetë krevatin e ta venë vetë veten në gjumë. Ne mundohemi që mos të dukemi si të sëmurë ndonëse e hedhim një hap përpara dhe një hap pas. Unë vajta nga pa ethe në ethe të lehtë. Një dhimbje koke e çuditshme më përsëritet. E kam humbur sensin e të nuhaturit ndërsa Xhoni jo. Ai mbetet i lodhur por ethet i kanë ikur. Të dy kemi nevojë për gjumë.

E përsëri balanca emocionale e imja, me frikën dhe mërzitjen në një anë kundërpeshohet nga mirënjohja nga ana tjetër e cila po nis të peshojë më rëndë me kalimin e kohës se homologia e saj.

Mbështetja emocionale nga familja, miqtë, fqinjët, e njërëzit e huaj na ka bërë të ndihemi mirë si kurrë më parë gjatë kësaj periudhe gjashtë vjeçarë që jetojmë në Kaliforni. Shumë njerëz kanë lënë në pragun e derës sonë ushqime dhe letra dezifektuese, të cilat është shumë vështirë për t’i gjetur në këtë kohë. Njëri na ka përgatitur gjellë me mish viçi, ndërsa një tjetër na ka dërguar një enë gjigande me supë. Një grup miqsh tanësh na dhanë çertifikata dhurate të një dyqani lodrash lokale i cili realizon shpërndarje me taksi. Dikush në mënyrë anonime na ka dhuruar çorape. E dikush tjetër libra.

Por prapë ndryshimi midis asaj çka po ndodh brenda mureve të shtëpisë sonë me atë që po ndodh me botën jashtë është i pamendueshëm. Pse une jam duke u përmirësuar dita- ditës ndërsa një 36-vjeçar nga Bruklin ndërroi jetë ? Arbitrariteti i kujt po merr ndihmë dhe i kujt nuk po e merr, shtuar këtu e imbalancën e madhe midis atij që mund të hajë këtë javë e atij që s’mund, është dërrmuese emocionalisht.

Çdo natë unë kam ëndrra sikur kam infektuar të tjerët. Jam në një kinema duke ndarë kokoshka me dikë, kur papriturazi kujtohem se kam koronavirus e i them personit në krah. Ose jam në një mbledhje e i marr për disa çaste stilolapsin dikujt pa i thënë fillimisht që jam e sëmurë. Kjo gjë më ndodh thuajse çdo natë.

Të mërkurën e kaluar, unë lashë shtëpinë për herë të parë në 13 ditë dhe bëra një ecje të shkurtër. Do të duhet rrezik e pakta e një javë e gjysëm, e më shumë mundësi e më shumë, përpara se të dalim nga karantinimi. Por, mjekët më kanë thënë se ne mund të dalim nga shtëpia nëse qëndrojmë larg njëri tjetrit. Unë kam mbajtur distancën prej 12 metrash nga kalimtari më i afërt. E prapë, e me këtë distancë shqetësohesh se mos era do të transmetojë mikrobet e tua. Por, kur mbërrija në shtëpi ndihesha aq e lodhur sa më duhej që të flija.  

*Anne Kornblut është drejtuese për kurimin e lajmeve në Facebook. Ky artikull është adaptuar në Washington Post nga dy postime të saj që ajo ka publikuar në faqen e Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë