Lojëra me Dore

Polonia komandon në volejboll, rikonfirmohet kampione e botës

Polonia rikonfirmohet si kampione bote në volejboll për meshkuj. Në finalen e luajtur në Torino, pasditen e së dielës, skuadra e Polonisë ka mposhtur Brazilin. Në 97 minuta, finalja është mbyllur me rezultatin 3-0, me sete 28-26, 25-20, 25-23 në favor të ekipit europian. Kampionët në fuqi nuk i lanë në asnjë moment shansin Brazilit për të bërë diçka në këtë përballje, duke treguar dominim absolut.

Amerikano-latinët nuk ia kanë dalë që të hakmerren për humbjen e para katër viteve në Poloni. Ky është titulli i tre botëror për kombëtaren e Polonisë në volejboll për meshkuj. Më herët kjo kombëtare e kishte fituar titullin botëror në vitin 1974, teksa në 5 vitet e fundit por përjeton kulmin e saj, duke e fituar botërorin dy herë rresht.

Ky sukses i polakëve ka ardhur pikërisht kundër atij ekipi që është cilësuar si më i miri i të gjitha kohërave në historinë  e volejbollit për meshkuj, Brazilit. Skuadra nga Amerika Latine ka shkuar 5 herë rresht në finalet e fundit në botëror, duke fituar tre prej tyre. Sakaq për këtë kampionat botëror, vendi i tretë ka shkuar për kombëtaren e ShBA-ve, që në minifinale mposhti Serbinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë