Ngjarje

Politikanët shqiptarë si “Narcos”

Pas një kohe të gjatë heshtjeje grafiti të reja politike janë shfaqur në rrugët e Tiranës. Stili i pikturave tregon se ato janë krijuar nga anëtarë të kolektivit të artit të rrugës “Çeta” e përbërë nga artistë aktivë në hapësirën publike.
Veprat e reja përshkruajnë politikanët kryesorë shqiptarë që kanë qenë për vitet e fundit, të cilat nënkuptojnë përkrahjen dhe përfitimin nga trafikimi ndërkombëtar i drogës duke iu referuar emisionit televiziv “Narcos”. Krijimet paraqesin kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri nën hetime për korrupsion dhe trafik droge, ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili thuhet se mbrojti vëllain e tij, një trafikant droge të kërkuar ndërkombëtarisht dhe deputetin socialist Taulant Balla.   

Në të kaluarën organizata e artistëve të rrugës, ka krijuar disa vepra të motivuara politikisht në një stil të ngjashëm, duke përfshirë punimet që tregojnë parternitet publik dhe privat. Gjithashtu, edhe arsyet e pashpallura të vdekjes së Astrit Gjoklaj, djalit 17-vjeçar që u vra në landfillin e Sharrës në vitin 2016.   

Përpara shumë kohësh aktivistët, shpalosën idetë e tyre edhe në banesat që ndodheshin të ndërtuara në zonën e quajtur “Bregu i Lumit”. Për t’i mbrojtur këta banorë nga “sulmi” që mbante emrin “Rehabilitim i shtratit të lumit”. Çeta e aktivistëve asokohe zgjodhi të vendosë rikrijimin e veprës ikonike të piktorit Sali Shijaku, Mic Sokolin, këtë herë jo përballë topit por përpara ekskavatorëve dhe fadromave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë