Ngjarje

Politika uron Pashkët

Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës dhe nuk kanë munguar urimet nga të parët e shtetit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Presidenti Bajram Begaj gjithashtu uroi besimtarët katolikë e ungjillorë për shumë mirësi.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj, kryeparlamentarja theksoi se “Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal”.

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha i uroi shqiptarëve një Pashkë më të mirë vitin e ardhshëm. 

Një ditë më parë dhanë urimet e tyre dhe kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha, dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë