Ngjarje

Policia u çon SMS mijëra klientëve të trafikantëve shqiptarë: Hiqni dorë nga droga. Kush janë shefat?

Në përpjekje për të rënë në gjurmët e mafies shqiptare, policia britanike u ka dërguar gati mesazhe 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës, duke u ofruar atyre mbështetje kundër abuzimit me lëndët narkotike.

Mediat britanike shkruajnë së banda shqiptare furnizonte me kokainë mijëra klientë që punojnë në qendrën financiare të Londrës. Numrat celularë të “klientëve” u gjetën në dy telefona të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar.

Në një mesazh të pazakontë, policia shkruante se shpërndarësit e drogës me të cilët ata ishin lidhur me telefon ishin arrestuar.

“Ju po kontaktoheni për të na ofruar ndihmë”, thoshte mesazhi, i cili është dërguar 1.952 herë në Britani. Po ashtu policia ofroi këshilla dhe mbështetje për abuzimin me substancat.

Dy nga drejtuesit e rrjetit, Bledar Ponari, 28 vjeç dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç kishin lidhje me mbi tetë korrierë. Policia e qytetit të Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144,000 paund dhe 20,000 paund para të gatshme, por krerët e bandës nuk janë zbuluar ende.

Korrierët e grupit shpërndanin nëpërmjet telefonave lëndë narkotike në rrethin financiar të kryeqytetit britanik.

Detektivi Konstable Lee Johnson, i cili drejtoi hetimin tetë muajsh, tha se njerëzit që përdorin drogë nuk ishin të vetëdijshëm se ata po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë