Ngjarje

Policia e Shtetit gjobit mbi 700 qytetarë pa maska, por toleron politikën

Policia e Shtetit njoftoi të premten se janë gjobitur  727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, në 24 orët e fundit.

Policia e përcjell edhe me një video ku shihen patrulla policie që ndalojnë makina, apo qytetarë në rrugë që nuk kanë vendosur maskë.

Një fenomen ky që po rritet jo vetëm tek njerëzit por edhe nëpër takimet partiake.  

Pyetja që lind është nëse Policia e Shtetit tregohet po kaq e zellshme për të gjobitur edhe ata që nuk mbajnë maska nëpër takime elektorale (kryesisht LSI).

Në videon e përcjellë nga policia nuk e sheh diçka të tillë, ose së paku vetë Policia nuk është kujdesur që në ndonjë thirrje të saj t’i drejtohet edhe politikës, dhe jo vetëm qytetarit.  

Në tre takimet e fundit që LSI-ja ka zhvilluar si në Fier ashtu edhe me të rinjtë e Tiranës dhe Elbasanit është vënë re një prani e madhe e njerëzve në takim pa maska.

E kundërta në fakt ka ndodhur vetëm të premten në Pogradec, kur gjatë tubimit me Kryemadhin janë parë më shumë se asnjëherë tjetër mbështetës të LSI-së me maska...Të jetë kjo një kthesë nga vetë LSI-ja? Se nga frika e gjobave të Policisë as që bëhet fjalë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë