Ka ndodhur

Policia aksion në tregun agroushqimor të Elbasanit, disa të shoqëruar

Në tregun agro-ushqimor në Elbasan janë kryer kontrolle nga policia. Mësohet se kontrollet kanë të bëjnë me personat në kërkim.

Deri më tani mësohet se ka disa persona të shoqëruar. Tregu agro-ushqimor është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës.

Ndërkohë Suel Çela është në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Ende nuk dihet se kush janë personat e shoqëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë