Ka ndodhur

Polici sulmohet në derë të shtëpisë dhe qëllon me armë zjarri në ajër

Gazeta Si - Një punonjës policie në Dibër është sulmuar me sende të forta nga dy persona, teksa ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

“Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij", - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë