Gazeta Si - Një punonjës policie shkaktoi një aksident ku mbetën të plagosur 3 persona këtë të premte në Tiranë.
Ai udhëtonte me makinën e shërbimit, kur në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera.
Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.